21/12/2021 14:00
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Raiffeisen Leasing dhe Si-Mac Kosova, me ndërmjetësim të USAID Kosova
Raiffeisen Leasing Kosovë dhe SI-MAC Kosova kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, e cila është përkrahur nga USAID Kosovo Compete Activity dhe mbështetur nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK),
Qëllimi i marrëveshjes është të mbështesë financimin e paisjeve në industrinë e përpunimit të drurit në tregun e Kosovës, përmes produktit të lizingut financiar.
Kjo marrëveshje është pjesë e përpjekjeve të USAID Kosovo Compete Activity për të diversifikuar mundësitë financiare për kompanitë e sektorit privat për të blerë pajisje të përshtatshme që rrisin produktivitetin e tyre dhe zhvillimin e kompanisë.